Aksidenti i frikshëm i ndodhur tek Rruga e Kavajës ku një familje u përplas nga makina teksa ishte duke ecur në vijat e bardha tregoi se drejtuesit e mjeteve nuk u japin përparësi këmbësorëve.
Për të rritur sigurinë e tyre polica rrugore e Tiranës këtë të martë u stacionua pranë vizave të bardha në pika të ndryshme të kryeqytetit si bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “Migjeni” por edhe në rrugën e Dibrës, “Muhamet Gjollesha” e “Dritan Hoxha”.
Nga kontrollet e policisë pranë vijave të bardha është vërejtur se drejtuesit e mjeteve nuk I japin përparësi këmbësorëve. Vetëm paraditen e kësaj të marte janë ndëshkuar mbi 50 drejtues mjetesh për këtë shkelje.
Punonjësit e policisë ishin pozicionuar pranë vizave të bardha ku shikonin sjelljet e shoferëve kur këmbësorët ishin duke kaluar rrugën. Në rastet kur ata vazhdonin lëvizjen shkelja filmohej dhe patrulla e vendosur në kryqëzimin vijues I komunikonte gjobën. Pothuajse të gjithë shkelësit nuk binin dakord me gjobën 2 mijë lekë që merrnin për këtë shkelje.
Në 4 muajt e parë të këtij viti 56 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore dhe 52 të tjerë u plagosën rëndë. Nga analizimi i rasteve ka rezultuar se 90% e aksidenteve fatale kanë ndodhur si pasojë e sjelljes jot ë rregullt të drejtuesve të mjeteve.
Top Channel