Top Talk/ Nikollë Lesi ia thotë publikisht Berishës: Doktor, nuk e mund dot Ramën

10/05/2022 18:13

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Nikollë Lesi i ftuar në “Top Talk” ka folur rreth rivalitetit të partive për kandidaturën për president.

Lesi e konsideron opozitën të përçarë e cila sipas tij duhet të dalë me një kandidat për të sfiduar mazhorancën dhe Edi Ramën, kryesisht me një figurë të jashtëzakonshme të politikës.

Sipas Lesit të gjitha veprimet që opozita po bën janë në favor të Ramës, i cili e di emrin e presidentit apo presidentes së ardhshme.

Ai hodhi edhe disa pretendime në lidhje me kandidaturën e Partisë Socialiste, ku ish-deputeti tha se mund të jetë një grua ajo që do të fitojë.

“Mund të jetë e para femër kryetare në Shqipëri. Unë e di që Rama e ka mbyllur zgjedhjen e presidentit”, tha Lesi.

Ish-deputeti u shpreh se opozita është në gjendje të mjerueshme e shkatërruar dhe e copëtuar, duke e pasur të vështirë për të ardhur në pushtet përballë Ramës.

“Opozita në qoftë se do të nxirrte emër sfidues, Rama do të mund të stoponte në emrin që ka në kokë. Opozita sot është e përçarë e shkatërruar për mua e denigruar. Unë kam qenë mbështetës i hapur i opozitës deri më 25 prill, e kam bërë me bindje. Jam munduar të jem në anë të opozitë që nga viti 1991 dhe në shumë qëndrime kam qenë pro opozitës”, tha ai.

Lesi shprehet se është e nevojshme krijimi i një opozite të re për të reaguar dhe nëse kjo nuk realizohet Edi Rama do të vazhdojë pushtetin e tij.

“Mund të them që opozita nëse nuk del me një kandidat, e ka të humbur se kjo është edhe lojë politike. Mua më vjen keq ta them që një vend normal nuk ka një opozitë që të përfaqësojë dhe drejtojë turmat”, shtoi më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA