Prokurororja Elfrida Bregova pritet të kërkojë arrest me burg për Ajas Sulejmanin për tre akuza, atë shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasoje, drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.
Për shkak se në këtë aksident u rrezikua jeta e një të mituri, dosja do të përfaqësohet nga një prokuror për të miturit siç është zonja Elfrids Bregova, mëson Anila Hoxha.
Policia ka referuar në orët e vona të mbasdites së djeshme të gjithë dinamikën e aksidentit ku përmend se në Rrugën e Kavajës, një mjet furositradë ka qarkulluar është përplasur me Arjan dhe Vilma Konomin. Çifti ka pasur karrocën e dorës me fëmijën tre muajsh, karroca u rrëzua pa u goditur, thonë ekspertët e policsë rrugore.
Mjeti është lënë në vendngjarje, aty u gjetën dokumenta personale dhe një telefon, pas rreth dy orësh është e bërë mundur kapja e drejtuesit të automjetit që u gjet tek një spital privat. Nga testi i dragerit rezultoi se ai nuk kishte pirë alkol, por nga testi drogësmatës rezultoi se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, specifikisht, marijuanë dhe metamenfinë.
Megjithatë policia nuk përcakton se cila është përqindja e drogës mbasi ka dorëzuar për analizë në gjak konfirmimin për llojin e drogës nëse është metamorfinë si dhe marijuanë.
Top Channel