43 të ekzekutuar me thika në trazirat mes bandave rivale në burgun e mbipopulluar të Ekuador (fotot)

10/05/2022 15:25

Më shumë se 100 të burgosur janë arratisur pas trazirave në një burg të mbipopulluar në Ekuador, ku të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën, sipas zyrtarëve.

Një total prej 108 njerëzish ishin të humbur edhe pas rikapjes së 112 të burgosurve të arratisur në burgun Bellavista në Santo Domingo, tha kreu vendas i policisë Fausto Salinas.

Trazirat nisën pasditen e të hënës në burgun e qytetit ekuadorian, në episodin më të fundit të dhunës që po trondit vendin amerikano-jugor.

Autoritetet thanë se trazirat nisën pas transferimit me urdhër gjykate të një anëtari bande në burgun e Santo Domingo, që mund të ketë shkaktuar panik mes të burgosurve të tjerë.

Autoritetet e venit thanë se 43 vetë kishin vdekur, shumica e të cilëve të qëlluar me thika.

Trazirat ishin incidenti më i fundit i dhunës në burgjet ekuadoriane për të cilat qeveria thotë se lidhen me luftën mes bandave të trafikut për territor dhe rrugë trafikimi.

Vitin e kaluar 316 të burgosur humbën jetën në trazirat në burgje të ndryshme të Ekuadorit.

Ndërkoha gjendja në burgun e Bellavista është vënë nën kontroll, sipas komandantit Fausto Salinas, i cili shtoi se një gardh sigurie është ndërtuar rreth perimetrit pas arratisjes së të burgosurve.

Në burgjet e mbipopulluara të vendit mbahen më shumë se 35,000 njerëz.

Presidenti konservator Guillermo Lasso ka premtuar të reduktojë dhunën në burgje me anë të procesit të paqes mes bandave dhe reformave politike e sociale.

FOTO GALERI
12/13
Ushtarët patrullojë jashtë burgut të Bellavista pas trazirave vrasëse Santo Domingo de los Tsachilas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA