4 studentë të vdekur, dhjetra të plagosur pas lëshimit të gazit kimik në auditorin e universitetit (VIDEO)

10/05/2022 17:08

Të paktën katër njerëz u shtypën për vdekje në një auditor universitar në Bolivi pas lëshimit të një granate gazi teksa mbaheshin zgjedhjet studentore të universitetit.

Granata me agjentin kimik u lëshua në sallën e sporteve të mbushur me studentë të hënën në Bolivi, tha policia vendase, duke shtuar se të paktën 80 njerëz kishin mbetur të plagosur.

Rektori Pedro Lopez tha se studentët ishin mbledhur jashtë ndërtesës së universitetit Tomas Frias Autonomous në qytetin jugor të Potosi, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në federatën lokale të universitetit.

Por grumbullimi degjeneroi shpejt në kaos kur dikush lëshoi një objekt nga i cili dilte një tym kimik, i supozuar gaz lotsjellës që shkaktoi panik mes të pranishmëve.

Video dhe foto të postuara nga eventi tregonin njerëz që mundoheshin të largoheshin dhe më pas duke u kujdesur për shokët e tyre studentë që kishin mbetur të shtrirë përtokë.

Policia tha se i dyshuari, student i universitetit, është arrestuar, por nuk bënë të ditur identitetin apo motivet e tij.

Presidenti Luis Alberto Arce Catacora shprehu ngushëllimet e tij për viktimat.

FOTO GALERI
1/3
Granata me agjentin kimik u lëshua në sallën e sporteve të mbushur me studentë të hënën në Bolivi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA