Serbët marshojnë në Beograd për fitoren sovjetike të Luftës II Botërore (fotot)

09/05/2022 19:47

Disa qindra njerëz u mblodhën sot në kryeqytetin serb Beograd për marshimin e njohur si ‘Regjimenti i pavdekshëm’, në kujtim të veteranëve të vrarë gjatë Luftës II Botërore.

Marshimi u krye sot, në ditën kur Rusia mbante paradën ushtarake të Ditës së Fitores, kundër forcave naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Shumë nga pankartat tregonin mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë, me foto të prera të  Vladimir Putin dhe simbolet ushtarake ruse “Z”.

Serbia aspiron të bashkohet në Bashkimin Evropian por është një aleate tradicionale e Rusisë dhe ka refuzuar sanksionet ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Shumë serbë e shohin në dritë pozitive Kremlinin  ndërsa Putin e konsideron Serbisë si postin e tij më të besueshëm në Evropë.

Edhe më parë në Serbi janë mbajtur marshime pro-ruse në mbështetje të sulmit ushtarak të Moskës ndaj Ukrainës.

Marshimi i sotëm përfundoi në “Varrezat e Çlirimtarëve” ku vendosën kurora përfaqësues të Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Azerbaixhanit dhe Serbisë.

“Njerëzit duhet të kujtojnë, sepse është e lehtë për të harruar atë që ndodhi në Luftën II Botërore, prandaj kemi një situatë të tillë në Ukrainë”, tha për AFP, 31 vjeçarja vendase Marija Devric.

FOTO GALERI
6/11
"Njerëzit duhet të kujtojnë, sepse është e lehtë për të harruar atë që ndodhi në Luftën II Botërore, prandaj kemi një situatë të tillë në Ukrainë”, tha për AFP, 31 vjeçarja vendase Marija Devric.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA