Dorëhiqet kryeministri pas protestave kundër krizës ekonomike në Sri Lanka (fotot)

09/05/2022 16:54

Kryeminsitri i Sri Lankas, Mahinda Rajapaksa ka dhënë sot dorëheqjen pas protestave masive për menaxhimin e krizës ekonomike nga qeveria, njoftonin zyrtarët.

Lëvizja vjen teksa ishulli u vendos për herë të dytë në shtetrrethim në fundjavë pas përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë në kryeqytetin  Colombo.

Dhjetra njerëz janë plagosur në dhunën e kryeqytetit, të nisur prej muajit të kaluar për rritjen e çmimeve e ndërprerjet e energjisë elektrike.

Vendi ishullor përballet me krizën më të rëndë ekonomike që prej pavarësisë së tij nga Britania në vitin 1948.

76 vjeçari Rajapaksa, i dërgoi sot letrën e dorëheqjes vëllait të tij të vogël që është president i vendit Gotabaya Rajapaksa, duke thënë se shpresonte që kjo të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Por lëvizja nuk pritet të kënaqë opozitarët për sa kohë vëllai i tij mbetet në post.

Në demonstratat e nisura në fillim të prillit, protestuesit kanë ngritur kampe jashtë zyrës së presidentit Rajapaksa, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në pamjet e publikuara policia ka lëshuar gaz lotsjellës dhe ka përdorur ujë me presion, ndërsa përplasje ka pasur dhe mes anti-protestuesve pro-qeveritare që kanë sulmuar anti-qeveritarët me shkopinj dhe mjete të forta.

Qytetaët janë të zemëruar prej kostove të paperballueshme të jetesës. Qeveria fajëson pandeminë që thuajse ka shkatërruar industrinë turistike të vendit që është një nga burimet kryesore të të ardhurave.

Por shumë ekspertë ia vënë fajin keqmenaxhimit të zyrtarëve.

Në letrën e dorëheqjes kryeministri bënte thirrje për një qeveri emergjence të të gjitha partive por opozita nuk pritet të pranojë për sa kohë presidenti qëndron në post.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA