Me zgjidhjen e çështjes së titullit kampion që u fitua nga Tirana, Abissnet Superiore ka ende verdikte për të dhënë në 3 javët e fundit.
Gara më e fortë është pikërisht për zonën Evropiane dhe dy prej skuadrave që e synojnë këtë vende janë edhe Vllaznia me Kukësin që do të përballen mes tyre në mbrëmjen e së hënës. për trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori,pritet që të dyja skuadrat të zhvillojnë një ndeshje të bukur mes tyre
Për Plorin sfida me Kukësin duhet fituar me çdo kusht në mënyrë që skuadra e tij të ketë shanse për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm
Vllaznia vjen në këtë përballje pas barazimit me Dinamon dhe trajneri i skuadrës shkodrane foli edhe për këtë ndesjhje duke pranuar problemin e futbollistëve të tij; atë të shënimit të golave.
Sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit do të luhet në orën 19:45 të kësaj të hëne në Loro Borici dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel