Protestuesit luftojnë me policinë në Kili pas plagosjes me plumb në kokë të gazetares (fotot)

07/05/2022 20:07

Demonstruesit të zemëruar u përleshën me policinë dje në kryeqytetin kilen Santiago, në mbështetje të Francisca Sandoval, gazetares së qëlluar me plumb në kokë në protestën e 1 majit.

Sandoval është në gjendje të rëndë në spital.

Gazetarja Fabiola Moreno tha se protesta e sotme është për theksuar atë që ndodhi të dielën.

“Është e rëndësishme të jemi sot këtu, për të vazhduar përpjekjen tonë dhe për të theksuar atë që ndodhi të dielën”.

“Protesta e të dielës ishte një grackë. Ata po na prisnin për të na sulmuar. Kishin nisur sulmet dhe provokimet që para nisjes së demonstratës”, tha ajo

Sindikalisti Guillermo Ulloa, tha se ajo i ndodhi Francisca-s nuk do të ndalojë protestat.

“Francisca është kolegia jonë dhe përfaqëson përpjekjen e të gjithëve ne këtu, prandaj ne do të vijojmë të luftojmë, të dalim në rrugë dhe nuk i nënshtrohemi frikës që duan të na imponojnë”, tha Ulloa.

Gazetari  Benjamin Lillo, gjithashtu mbështeti kolegët:
“Francisca, ti je pjesë e një shtëpie që po ndërtojmë, një shtëpie që na kushton zemrën dhe dhimbjet.

“Zemra jote vijon të rrahë sot megjithë gjendjen e rëndë prandaj është detyra jonë të të shoqërojmë si familje, si gazetarë, me ndërgjegjie bashkëluftëtarësh”.

FOTO GALERI
2/10
Gazetarja u qëllua me plumb në kokë në protestën e 1 majit. Sandoval është në gjendje të rëndë në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA