04/11 22:57
Disa raketa kanë goditur sot qytetin-port të Odesës në jug të Ukrainës, sipas zëdhënësit të administratës rajonale, Serhiy Bratchuk.
Bratchuk u shpreh se goditën erdhën pasi objektiva në rajonin përreth Odesës ishin goditur nga katër raketa më parë gjatë ditës.
Gjithashtu sipas mediave të huaja, raketat ruse kanë goditur edhe dy vendndodhje afër kufirit rus në rajonin verior të Ukrainës, Sumy.
Sipas guvernatorit lokal Dmytro Zhyvytskyi, një roje kufitare u plagos nga sulmet në komunat Myropilske dhe Khotin.
Pas avancimit në një pjesë të rajonit Sumy në fillim të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse u tërhoqën plotësisht nga zona në fillim të prillit.
Top Channel