Karteli kolumbian Gulf nis ‘hakmarrjen’ për ekstradimin e liderit duke vrarë policin e djegur makina në veri (fotot)

07/05/2022 15:57

Një polic jashtë detyre u vra e u grabit ndërsa disa makina janë djegur në 24 orët e fundit nga karteli kolumbian i drogave Gulf , siç raportohet në kundërpërgjigje ndaj ekstradimit të shefit të tyre Dairo Antonio ‘Otoniel’ Úsuga kësaj jave drejt SHBA.

Oficeri i policisë Edison Acevedo, i bashkisë së Caracolí në veri perëndim të vendit, u sulmua mbrëmë pas përfundimit të detyrës me makinën e patrullimit,  shkruan rrjeti vendas.

Mediat shkruanin se Acevedo ishte paralajmëruar ndaj rreziqeve që mbeteshin në rajon pasi karteli Gulf Clan kishte njoftuar për ‘sulme kombëtare’ katër ditore për destabilizuar Antioquia dhe departamentet fqinje të Bolívar, Sucre e Córdoba.

Në një prej sulmeve hakmarrëse të kartelit të regjistruar në kamera shihej momenti kur një individ në sediljen e pasme të motoçikletës hap zjarr në mesin e rrugës në zonën veriore të Córdoba duke lënë të vrarë një të ri.

Ndërkohë karteli ka qenë duke rekrutuar anëtarë të rinj mes të cilëve të rinj të papunë, që me anë të mediave sociale ngarkohen për akte vandalizmi si djegie kamionësh, autobuzësh e makinash.

Gjenerali i ushtrisë Juvenal Díaz tha së 19 prej tyre janë arrestuar kësaj jave.

Rreth 50 automjete janë djegur kësaj jave në 30 bashkitë e Antioquia dhe departamentet fqinje, ku karteli i Úsuga vijon të ruajë një prezencë të fortë.

Ministri i mbrojtjes Diego Molano tha dje për gazetarët se qeveria po aktivizonte trupa të reja kundër krimit të organizuar duke përfshirë dhe një njësi elitare të njohur si ‘Search Bloc’ për ndjekjen e kuadrove të lartë të karteleve dhe ekzekutorëve të krimeve.

Megjithse në qytetin problematik Medellín nuk janë raportuar incidente, kryebashkiaku Daniel Quintero tha se kishte dislokuar trup policie shtesë për parandalimin e krimeve.

Kreu i kartelit Gulf, Úsuga mbërriti të enjten në New York dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat e trafikimit të drogave dhe drejtimit të organizatës kriminale.

FOTO GALERI
2/10
Oficeri i policisë Edison Acevedo, i bashkisë së Caracolí në veri perëndim të vendit, u sulmua mbrëmë pas përfundimit të detyrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA