Në prag largimi nga Juventus, Paulo Dybala bëhet pjesë e historisë.

Argjentinasi la gjurmë në sfidën ndaj Genoa-s, por vetëm në aspektin personal, pasi Juventus në fund doli me “kokën ulur”.

Numri 10-të i “Zonjës së Vjetër” është tashmë në vendin e 10-të në librin e golashënuesve të klubit, duke barazuar gjithashtu një legjendë, Roberto Baggio-n.

Italiani, Baggio ishte pjesë e Juventusit në sezonet 1990-1995 duke shënuar 115 gola me “bardhezinjtë” në të gjitha kompeticionet, një shifër të cilën Dybala e arriti pikërisht mbrëmjen e të premtes në “Luigi Ferraris”.

Dybala pozicionohet në vendin e 10-të me 115 gola, por me një mesatare më të ulët shënimi se Baggio, por do të ketë mundësinë ta parakalojë italianin deri në fund të sezonit.

28-vjeçari është me “valixhe” në duar për t’u larguar nga Juventusi në fund të edicionit, por tashmë argjentinasi do të ketë një mision personal, të paktën të shënojë edhe një herë në tre ndeshjet e fundit përpara lamtumirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA