Alpinisti vdes pak para se të arrijë majën e tretë më të lartë të botës në Himalaje (fotot)

07/05/2022 17:11

Një alpinist 52-vjeçar ka humbur ndjenjat në fazat e fundit të ngjitjes në majën e malit të tretë më të lartë të botës.

Alpinisti indian me eksperiencë vdiq gjatë shtytjes së fundit për kapjen e majës Kanchenjunga, e treta më e larta në botë, në kompleksin e Himalajave, thanë autoritetet.

Kjo është vdekje e tretë në dy muaj e raportuar nga kampet e Himalajave në Nepal, që prej hapjes së sezonit të alpinizmit në mars.

52 vjeçari Narayanan Iyer vdiq në lartësinë 8,200m të enjten, teksa përpiqej të arrinte lartësinë 8,586 metra, tha Nivesh Karki, zyrtari i kompanisë që organizoi ekspeditën.

“Udhërrëfyesi i Iyer e kishte këshilluar të kthehej pasi kishte nisur të mos ndjehej mirë, por alpinisti refuzoi”, tha Karki duke konfirmuar vdekjen e tij.

Masivi Kangchenjunga fotografuar nga Darjeeling, Nepal

“Ai ishte më i ngadaltë se të tjerët dhe dy guidat e kishin ndihmuar pasi ishte i ezauruar, nuk mund të vazhdonte, dhe më pas humbi ndjenjat.”

Në shtegun malor kishte disa grupe të tjera alpinistësh, duke përfshirë dhe një grup nga Pakistani, një prej të cileve Sirbaz Khan, u bë personi i parë nga ai vend që ngjitet në dhjetë maja mbi 8,000m të larta.

Muajin e kaluar një alpinist grek dhe një guidë malore nga Nepali, humbën jetën në shtigjet e majave.

Alpinizmi është atraksioni kryesor turistik dhe i punësimit në Nepal, vendi ku gjenden tetë nga 14 majat më të larta të botës, duke përfshirë dhe më të lartën Everest.

Më shumë se 900 alpinistë të huaj kanë marrë leje për t’u ngjitur në 26 majat e Himalajeve në Nepal, përfshi dhe Everestin, gjatë sezonit aktual që mbyllet në fund të muajit.

FOTO GALERI
2/3
Sirbaz Khan nga Pakistani, u bë personi i parë nga ai vend që ngjitet në dhjetë maja mbi 8,000m të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA