Deklaratën e ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me komente rreth ngjarjes së javës, për vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës.

Berisha tha se e ka ndjekur me vëmendje këtë tragjedi por edhe pse nuk mund të konfirmojë nëse ishte vrasje apo vetëvrasje, ai tha se do të denoncojë faktin se qelitë e sotme në komisariate janë shndërruar në biruca të zeza.

Ish lideri opozitar u shpreh se heshtja cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve, mirfilltas përbëjnë vrasje shtetërore.

“Java kishte një ngjarje tejet tragjike. Një i ri 28 vjeç Ilvi Meta humbi jetën në rrethana misterioze në qëlitë e zeza të narkokomisariatit Kavajë. E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi, një i ri që merret për shoqërim në qelitë e komisariatit, kjo presupozon që hyn në vendin më të sigurtë dhe nuk mund të ketë vend tjetër më të sigurt. I riu i shoqëruar me vendim gjykate, në 8 të darkës gjendet pa jetë në qeli. Autopsia tregon se kishte një lak rreth qafe që flet për varje, vetëvarje apo e vari xhelati këtë nuk e di. Nuk mund të konfirmoj por mund të them sa vijon. Sipas dëshmive të miqve të tij ishte një djalë i hedhur pas asnjë lloj shenje të problemeve psikologjike. Ai u arrestua me një provë të paqëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte kafe dhe u akuzua sikur ka marrë derën, që edhe sikur të jetë e vërtetë përbën një vepër fëmijërore, por po merrem për të denoncuar faktin se qelitë e sotme në komisariate janë shndërruar në biruca të zeza .
Nuk ka vend në Europë që në një hark kohor pesë javorë të regjistrojë dy vdekje në komisariate, Arben Mici në Kamëz dhe Ilvi Meta në Kavajë. Nuk ka ndodhur kurrë, edhe në kohën e hetuesive më të rrepta, para viteve 60.
A u ushtrua dhunë dhe terror psikologjik ndaj tij nëse vendosi të vetëvarej? Jashtë çdo dyshimi, Kavaja vuan nga një rrjet grabitësish që kanë krijuar shqetësim të madh por kjo nuk do të thotë të vriten njerëz në qeli. A e vari dikush atë? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute, por ajo që është kriminale është heshtja cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve të cilat mirfilltas përbëjnë vrasje shtetërore.”- tha Berisha

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA