Rezoluta e PD për presidentin, Spiropali:PS nuk njeh asnjë vendim që buron nga personazhe të listës së zezë të SHBA

06/05/2022 19:30

Pas rezolutës së demokratëve për zgjedhjen e presidentit ka reaguar Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ajo thotë se nëse është e vërtetë që Berisha paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri, Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga një personazi i listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Konferenca e kryetarëve, e cila u mbajt këtë të mërkurë tregoi se negociatat presidenciale do të udhëhiqen vetëm nga tre grupet  parlamentare, ndërkohë prodhoi konsensusin e parë dhe çeljen e dialogut  mes shumicës së Edi Ramës dhe Grupit Kuvendor të PD-së të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj për hapat vijues të këtij procesi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pranoi në konferencën e kryetarëve pjesën e parë të propozimit të kreut të Alibeajt që ka të bëjë me ditën kur nis procesi, por jo me afatin shtatë ditor për zhvillimin e raundeve. Ata ranë dakord që më 10 maj të nisë procedura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA