Kleriku musliman refuzon të dalë nga burgu i sigurisë së lartë nga frika për jetën (fotot)

06/05/2022 17:20

Megjithë shfajësimin nga akuzat e terrorizmit, një klerik musliman nga Kenia refuzon të dalë nga burgu pasi aty ndjehet më i sigurtë për jetën.

Guyo Gorsa Buru thotë se është i tmerruar se do të merret peng e do të ekzekutohet nga agjentët e qeverisë, siç beson se i ka ndodhur të dyshuarve të tjerë të terrorit ne vend.

Ai ishte arrestuar në vitin 2018 dhe akuzuar për zotërim materiali që promovonte grupin militant nga Somalia, al-Shabab.

Por gjykatësi në Nairobi vendosi se shteti nuk kishte arritur të provonte akuzat ndaj Sheikh Buru dhe avokati kërkoi që shteti të garantonte mbrojtje për klientin e tij pas lirimit.

Por gjykatësja Wendy Micheni tha se nëse kleriku donte të vijojnte të qëndronte në burgun e sigurisë së lartë Kamiti, duhet të paguante.

Të tjerë klerikë të dyshuar si të lidhur me grupin islamist al-Shabab janë vrarë në të kaluarën edhe pse autoritetet kanë refuzuar pjesëmarrjen në akte.

Në prill 2014, Abubakar Sharif Ahmed, iu njohur si Makaburi, u qëllua për vdekje në Mombasa sapo doli nga gjykata – kjo erdhi pas vrasjes së dy imamëve të tjerë në qytetin bregdetar.

Grupi Amnesty International dhe agjenci të tjera kanë akuzuar policinë në Kenia për taktika brutale si rrëmbime dhe vrasje jashtë-gjyqësore.

FOTO GALERI
3/3
Të tjerë klerikë të dyshuar si të lidhur me grupin islamist al-Shabab janë vrarë në të kaluarën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA