Eleminimi në gjysmëfinalen e Champions League nga Real Madridi, duket se nuk ka ndikuar aspak te drejtuesit e Manchester City-t, sa i përket rinoviminit të kontratës me Pep Guardiolën.

Ndërsa duket se edhe vetë spanjolli tashmë është më i fokusuar se kurrë për t’i dhuruar Manchester City-t trofeun më të rëndësishëm për klube dhe përtej dekalaratave që pati bërë kohë më parë, ku theksonte se pasi t’i përfundonte kontrata do tërhiqej nga drejtimi i skuadrave, për të marrë në dorë një përfaqësuese, tashmë duket se edhe ai do vijimësinë me “Citizens”.

Guardiola raportohet se është gati të nënshkruajë një kontratë të re 3-vjeçare, që skadon në vitin 2025. Ai ka gjashtë sezone në krye të City-t, pavarësisht kohës së konsiderueshme vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të klubit, i cili do t’i garantojë teknikut përforcime të reja për të ardhmen, me objektivin e parë që mbetet Haaland i Borussia Dortmundit./supersport

Top Channel