Adele më e lumtur se kurrë këtë 34-vjetor! Tregon belin e hollë dhe ka një mesazh për fansat (Fotot)

06/05/2022 17:24

Këngëtarja Adele, e cila festoi ditëlindjen e saj të 34, duket se është më e lumtur se kurrë me trupin e saj.

Ylli i muzikës, teksa tregoi belin e saj të hollë përmes një fotoje, u tha fansave se nuk është ndjerë kurrë më e lumtur.

Duke pozuar me një veshje të zezë me shkëlqim, Adele shkroi: “Çfarë ndryshimi bën një vit! Nëse koha vazhdon të shërojë dhe zbusë të gjitha rrudhat e jetës sime ashtu siç i bën vitet kalojnë, atëherë mezi pres të bëhem 60 vjeç. Nuk kam qenë kurrë më e lumtur!

Në postimin e saj vërshuan urimet e fansave të cilët e komplimentuan edeh për pamjen.

Adele është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul pas ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki në vitin 2019.

Transformimi në peshë ndodhi gjatë një periudhe dyvjeçare dhe ishte për shkak të ankthit të saj.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA