Nëna e ish-Miss SHBA tregon tekstin e fundit para se bija të hidhej drejt vdekjes nga ballkoni (fotot)

05/05/2022 15:30

53 vjeçarja April Simpkins, ka zbuluar dje fjalët e fundit të bijës tragjike Willow Smith, para se ish-Miss USA, Cheslie Kryst të hidhej nga ballkoni drejt vdekjes.

30-vjeçarja nga Michigan u hodh nga apartamenti i saj në katin e 29-të në Manhattan në janar,pasi ishte përballur me problemet e shëndetit mendor prej adoleshencës.

April Simpkins tregonte fjalët e fundit të së bijës në një intervistë me Jada Pinkett Smith.

“Më vjen keq pasi ju të lexoni këtë nuk do të jem më e gjallë. Dhe më trishton edhe më shumë fakti se po ju lëndoj akoma më shumë,” i shkruante Kryst nënës së saj.

Nëna thotë se kur mori mesazhin tragjik e bija e dinte se ajo nuk mund të ndërhynte më, pasi mesazhi i erdhi një orë pasi ishte dërguar.

Më tej vajza tragjike shkruante në tekst:

“Të dua shumë mama, je shoqja ime dhe personi për të cilin kam jetuar për shumë vite. Do të dëshiroja të isha me ty por nuk mund të përballoj peshën e trishtimit të vazhdueshëm, ndjesisë së pashpresës dhe vetmisë”.

“Nuk t’i kam thënë kurrë këto ndjenja sepse nuk desha të të shqetësoj, se shpresoja që rrjedhimisht do të ndryshonin, por e di se nuk do të ndodhë kurrë. Ato më ndjekin në çdo arritje, sukses, festë familjare apo darkë miqësore”.

“E di që ti do të kishe dashur të dije e të më ndihmoje, por nuk kam dashur ta ndaj me të tjerë këtë barrë”.

“Gjithsesi falemnderit që ke qenë me mua edhe sepse nuk të kam thënë se kisha nevojë për ty”.

Simpkins tha se bija e saj kishte përfshirë në fjalët e fundit disa dëshira dhe informacion personal që nuk preferonte ta shpërndante në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
3/4
Nëna thotë se kur mori mesazhin tragjik e bija e dinte se ajo nuk mund të ndërhynte më, pasi mesazhi i erdhi një orë pasi ishte dërguar.

Top Channel