Lëvizje diplomatike në Zvicër, SHBA dhe Irani drejt rifillimit të bisedimeve bërthamore pas armëpushimit në Liban
Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi pas shtatë sezoneve të kaluara në Torino. 28-vjeçari argjentinas nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit në lidhje me rinovimin.
Në fund të sezonit del lojtar i lirë, kështu që do të zgjedhë pa probleme ekipin e ardhshëm. Ofertat nuk i mungojnë, në Itali janë të bindur që argjentinasi do të transferohet tek Interi.
Por, e vetmja ofertë zyrtare deri tani është ajo e Borussia Dortmund. Corriere dello Sport shkruan se verdhezinjtë gjermanë ofrojnë 4.5 milionë euro në sezon si pagë dhe një rol qendror si imazh i klubit.
“Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me ndonjë klub, i mohoj zërat që qarkullojnë”, deklaroi ditën e djeshme agjenti i lojtarit latin. Propozimi Dortmund e tundon, por Dybala do të vendosë në fund të sezonit se ku do të vijojë karrierën./supersport
Top Channel