Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Thuajse prej një viti nuk ka rënë shi në Hargududo në juglindje të Etiopisë, ku kufoma dhish, lopësh e gomerësh shihen pranë kasolleve të fshatarëve nomadë.
Thatësira më e rëndë në disa dekada në rajonin e Bririt të Afrikës, po çon rreth 20 milionë njerëz drejt vdekjes nga uria, sipas OKB.
Një mënyrë e vjetër jetese në shkretëtirë është duke u shkatërruar, teksa fëmijët nomade po vuajnë nga kequshqyerja dhe familjet po shkatërrohen.
Prilli këtu duhet të ishte një nga muajt më të lagësht të vitit, por ajri në Hargududo është i nxehtë ndersa toka është e pluhurt dhe e shkretë.
Shumë nga kafshët që zotëronin rreth 200 familjet gjysmë-nomade të fshatit, janë shuar tashmë.
“Ata që kishin më parë 300 dhi para thatësirës tani kanë vetëm 50 apo 60. Ndërsa të tjerëve nuk i ka mbijetuar asnjë,” tha për rrjetin AFP, fshatari 52-vjeçar Husein Habil.
E njëjta histori tragjike po shihet edhe në zona të gjera të jugut të Etiopisë dhe në Kenian e Somalinë fqinje.
Vëmendja e mediave në Etiopi është e fokusuar në krizën humanitare dhe konfliktin në veri, mes forcave qeveritare dhe rebelëve Tigray.
Në atë rajon 9 milionë njerëz janë në nevojë emergjente ushqimi.
Ndërsa në jug të Etiopisë zyra humanitare e OKB thotë se 6.5 milionë njerëz, ose rreth 7% e popullsisë, po vriten nga thatësirat dhe tmerri i tyre nuk preferohet nga titujt e informacionit.
Mungesa e pashpejguar e reshjeve ka vrarë deri tani 1.5 milionë krerë bagëti, shumicën në rajonin prane Somalisë, duke evidentuar gjendjen alarmuese ne rajon.
Top Channel