Pllakos heshtja në kryeqytet, një “ish” ndëshkon Tiranën

04/05/2022 18:22

Tirana dhe Teuta janë gati për sfidën mes tyre në “Selman Stërmasi”, që fillon prej orës 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Vetëm një ndryshim te Tirana krahasuar me sfidën e fundit në Kurbin. Përgjoni titullar në krahun e majtë dhe Devid në stol. Shehi ka vendosur të spostojë Seferin në majë të sulmit, ndërsa nga krahët do të operojnë Gjumsi dhe Ismajlgeci.

Një ndryshim në kampin durrsak krahasuar me titullarët që mposhtën 4-1 Kukësin në takimin e fundit. Rubin Hebaj në majë të sulmit, ndërsa pas shkodranit treshja Peposhi, E. Vila, Daci, me këtë të fundit që i zë vendin Lorenco Vilës.

Top Channel