Njerëzit dhe hipopotamët në bashkëjetesë të vështirë në juglindje të RD të Kongos (fotot)

04/05/2022 20:41

Në brigjet e lumit Ruzizi, i cili ndan Republikën Demokratike të Kongos nga Burundi, bashkëjetesa mbetet e vështirë mes fshatarëve dhe hipopotamëve në zonë.

Prej vitit 2019 të paktën shtatë njerëz janë vrarë prej hipopotamëve dhe gjashtë janë plagosur, ndërsa terrene të gjera fushash janë shkatërruar prej kafshëve.

Aktivistët mjedisorë kërkojnë mbrojtje por banorët vendas i kërkojnë qeverisë të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara nga kafshët gjysmë-ujore.

Jacqueline Neema, nëna e një djali të vrarë nga hipopotami thotë se humbja e të birit e ka shkatërruar.

“Unë jam armik me hipopotamët pasi më vranë djalin kur ishte 16 vjeç. Ai ishte shpresa e familjes, shkonte në shkollë dhe unë isha gati të shisja shtëpinë për ta çuar të studionte.”

Ndërsa Jean-Pierre Lajonga, i plagosur më parë prej kafshëve, thotë se duhet të qëndrojë i armatosur për t’u mbrojtur nga hipopotamët.

“Isha në fushë kur hipopotami më sulmoi. U mbrojta me hanxharin tim por u plagosa në kokë dhe humba shumë gjak. Shpëtova vetëm fale Zotit”, thotë ai.

Fermerja Masoka Bora, thotë se jetesa me hipopotamët është një luftë e vazhdueshme:
“Ne jetojmë në tragjedi me hipopotamët. Unë kisha një fushë me misër dhe fasule por ata e shkatërruan, unë nuk shkoj dot atje sepse më duhet të mbrohem, ata shkatërrojnë të gjitha farat”.

FOTO GALERI
3/13
Aktivistët mjedisorë kërkojnë mbrojtje por banorët vendas i kërkojnë qeverisë të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara nga kafshët gjysmë-ujore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA