Ndeshjet e së mërkurës/ Tirana-Teuta, Skënderbeu-Kastrioti dhe Egnatia-Laçi

03/05/2022 14:54

Tirana do të provojë ditën e mërkurë të mbyll çështjen e titullit kampion të këtij sezoni, të hipotekuar prej kohësh por që dy humbjet radhazi, si asnjëherë më parë në këtë sezon këto dy javët e fundit me Kastriotin dhe Lacin, e kanë ndryshuar disi gjendjen e ekipit.

Megjithatë përballë Teutës do të jetë një tjetër shans për ta për të  mbyllur llogaritë me një fitore që do t’i siguronte titullin e 26-të.

Një tjetër ndeshje vendimtare për të ardhmen do të jetë edhe përballja mes Skëndërbeut dhe Kastriotit. Korçarët në pritje të zyrtarizimit të rënies nga kategoria do të përballen me një prej skuadrave më në formë të momentit sic është ekipi krutan me 7 fitore radhazi.

Cifti i tretë që luan ditën e mërkurë në të njëjtën orë me dy ndeshjet e tjera është Egnatia-Laçi dy skuadra me objektiva të ndryshme. Skuadra nga Rrogozhina në kërkim të largimit nga zona e play-out-it ndërkohë që Laçi mbetet me synimin për të vulosur përfundimisht vendin e dytë në klasifikim, një arritje historike për ta. Ndeshjet e Abissnet Superiores do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

 

Top Channel