Elon Musk shpjegon se si ‘përfundoi’ në fotografi me tutoren e pedofilëve Ghislaine Maxwell (fotot)

03/05/2022 21:21

Elon Musk ka komentuar së fundmi ndaj fotos që poston thuajse çdo përdorues që nuk i pëlqejnë postimet e tij në Twitter.

Aty, Musk në kostum elegant dhe i buzëqeshur, ka në krah të djathtë tutoren famëkeqe të pedofilit Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell.

Në kohën e shkrepjes fotografia nuk shkaktoi shumë zhurmë, por pas dënimit të Maxwell vitin që shkoi për trafik seksual minorenesh, dhe vetëvrasjes së dyshimtë të shefit të saj në burg teksa priste gjykimin për të njëjtat akuza, shumë po e përdorin si ngacmim për miliarderin e Tesla.

Duke parë rrethanat dhe shfaqjen e shpeshte të fotos në rrjetet sociale, Musk dha një shpjegim për të të hënën.

Kjo ndodhi në një linjë të gjatë bisede ku Elon Musk kritikonte rrjetin NBC, para se biseda të kthehej te Maxwell.

Kjo e fundit është dënuar në dhjetor 2021 se ka rekrutuar vajza të reja, disa herë nën moshë, për trafik seksual me financierin maniak Jeffrey Epstein, dhe pret denimin në qershor.

Kur erdhi biseda në këtë pikë, Musk pyeti: “Cila është lista e klientëve të tyre? A nuk duhet të binte të paktën njëri prej tyre!?”

Ne pergjigje te kesaj dikush postoi foton famëkeqe dhe shkruante: “Le ta nisim nga ty”.

Kjo duket se ngacmoi Musk, i cili shkroi: “Kjo është një festë e revistës Vanity Fair dhe ajo hyri pa pyetur në sfondin e fotos time, por ju e dini këtë apo jo?”

Një përdorues tha: “Ata e dinë Elon, por thjesht nuk e vrasin mendjen sepse duan të të njollosin.”

Zhurmat e fundit flasin se Elon Musk ka pranuar të blejë rrjetin Twitter për $44 miliardë. Por shumë nuk i besojnë fjalëve të tij për lirinë e shprehjes apo rihapjen e llogarive të bllokuara.

Kështu që nëse dëshironi të largoheni nga Twitter si rezultat i kësaj, siç po bëjnë shumica në fakt, jeni të paralajmëruar, shkruan rrjeti indi100.com.

Përvec blerjes së Twitter Musk ka thënë (me shaka) po mendon të blejë kompaninë Coca Cola për të rikthyer në të kokainën.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel