Fqinja e autores së dyshuar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ka folur për mediat mëngjesin e sotëm, ku ka thënë se gruaja ishte e sëmurë dhe se nuk kishte qenë në dijeni të shtatëzanisë së saj.
E moshuara u shpreh se bashkëshorti i gruas shkon dhe vjen nga Greqia dhe se dje ndodhej në shtëpi.
Ajo tha se nuk kishte dijeni mbi ngjarjen por që e vërteta do të dalë.
Ngjarja u denoncua sot në polici nga nga shtetasi me incialet K. A. , i cili dëshmoi se kishte gjetur në shtëpinë e tij një fosnje pa jetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Top Channel