Nis pastrimi në Paris e Stamboll pas protestave të 1 Majit për të drejtat e punëtorëve (fotot)

02/05/2022 20:11

Një ditë pas demonstrimeve të 1 Majit, dhjetra dyqane e zyra pastronin sot xhamat e thyer dhe ngjyrosjet e protestuesve.

Vendet e shënjestruara nga protestuesit përfshinin, banka, agjenci imobiliare, kompani sigurimi dhe restorante të korporatave ndërkombëtare.

Policia u përplas me protestuesit dje në Stamboll e Paris, teksa dhjetra mijëra njerëz marshuan nëpër botë për të drejtat e punëtorëve.
Policia turke ndaloi dhjetra demonstrues në Stamboll, duke i larguar nga marshimi, për çka zyra e guvernatorit tha se ishte e paligjshme.

Në Francë më shumë se 200,000 njerëz morën pjesë në demonstrata teksa në Paris teksa të rinjtë u bënë shpejt të dhunshëm duke vandalizuar objektet e shënjestruara.

Ministrat denoncuan dhunën në Paris ku prokurorët thanë se 50 njerëz u arrestuan.

Martine Haçoun, doktoreshë 65-vjeçare në pension tha se kishte ardhur të protestonte në Marseille kundër rizgjedhjes së Emmanuel Macron.

“Ne nuk i dhamë atij një çek të bardhë për pesë vjet”, tha ajo, duke shtuar se shumë kishin votuar Macron vetëm për të ndaluar sfiduesen e djathtë Marine Le Pen.

FOTO GALERI
2/9
Vendet e shënjestruara nga protestuesit përfshinin, banka, agjenci imobiliare, kompani sigurimi dhe restorante të korporatave ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA