4-vjeçari del me pizhama të marrë për xhiro makinën e nënës, pas përplasjes quhet ‘Schumacher i ri’ (fotot)

02/05/2022 18:29

Policia në Utrecht, të Hollandës u shtangën kur panjë një djalë katër vjeçar duke drejtuar makinën i veshur me pizhama, dhe më pas bënë lidhjen me një automjet të përplasur aty pranë.

Katër vjeçari është quajtur tashmë nga oficerët “piloti i ri i Formula 1” pasi kishte marrë makinën e nënës së tij për xhiron e dëshiruar.

Fëmija kishte dalë me pizhama për drejtimin e makinës që detyrimisht përfundoi me një përplasje me dy makina të parkuara.

Oficerët e morën të voglin në stacionin e policisë ku i dhanë çokollatë të nxehtë derisa hetuan dëmet e ndryshme që ai kishte bërë me automjetin.

Ata u siguruan që ai të mos ishte lënduar i dhanë gjithashtu një ari pellushi dhe postuan disa foto në llogarinë e policisë vendase.

“Pasi babai kishte shkuar në punë, djali ishte zgjuar dhe mori çelësat e makinës. Ai ishte përplasur me dy makina të parkuara. Më pas doli dhe iku me vrap në pizhamat që mbante vdekur”.

Pasi kontaktuan me nënën e djalit, ajo pranoi se i biri e surprizonte shpesh me çapkënllëqet e tij.

I vogli i kishte shpjeguar oficerëve sesi kishte hapur derën e makinës kishte futur çelësin te ndezja dhe kishte shkelur gazin.

Disa përdorues në Instagram pyesnin: “Si i arrinin këmbët deri te pedalet?”

Ndërsa një tjeter shtonte: “Shyqyr që përfundoi morë”.

FOTO GALERI
2/2
Fëmija kishte dalë me pizhama për drejtimin e makinës që detyrimisht përfundoi me një përplasje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA