375 qytetarë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin tonë, pasi 10 persona rezultuan të infektuar në 24 orët e fundit.
Nga 835 testime rezultuan pozitivë me COVID19 6 qytetarë në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
52 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, këshillon ministria.
Statistika (02 Maj 2022)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 52
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 835
Testime totale 1,807,808
Raste pozitive 275,177
Raste të shëruara 271,306
Raste Aktive 375
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 235
Fier 46
Vlorë 35
Gjirokastër 13
Shkodër 11
Elbasan 9
Korçë 9
Durrës 7
Berat 4
Kukës 3
Lezhë 3
Top Channel