Sot rradha e Vllaznisë. Ndeshja me Skënderbeun e fundit të listës. Kastrioti pret Egnatian

30/04/2022 15:29

Vllaznia do të kërkojë kthesën pasditen e sotme në “Loro Borici” dhe të paktën në letër e ka të lehtë, kur mendon që do të përballet me vendin e fundit të klasifikimit Skëndërbeun q i ka mbyllur llogaritë me Superioren.

Me 3 barazime dhe 2 humbje në daljet e fundit në kampionat, Vllaznia nuk ka mundur të përfitojë nga hapat fals të rivalëve në garën për Europën, edhe pse vendi i katërt që i siguron pjesëmarrjen, duke qenë se është edhe në finalen e Kupës, është vetëm një pikë larg.

Ndaj Skënderbeut nuk ka alibi, skuadra korçare e ka vulosur fatin e saj në sfidën e humbur javën e kaluar me Egnatian, dhe madje në këtë raund mund të vijë edhe verdikti zyrtar për rënien një kategori më poshtë, në rast se Skënderbeu humbet në Shkodër dhe Egnatia fitojnë sot ndaj Kastriotit, ndeshje që luhen të dyja në të njëjtën orë 16:45.

Presioni është i gjithi në kampin kuqeblu, me skuadrën që duket se ka humbur ritmin, gjithësesi  kalendari ju ofron dy sfida kundër skuadrave të fundit të tabelës si Skënderbeu dhe Dinamo. Këto dy ndeshje do të keni mundësinë t’ui ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel