I shkaktoi humbjen e parë pas katër javësh Newcastle-it, Liverpool i rimerr kreun City-t

30/04/2022 16:34

Newcastle ishte padyshim surpriza e këtij sezoni të Premier League, por kur përballë ka Liverpool situata ndryshon.

Ekipi i “The Magpies” është mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga “The Reds” pas katër javës që siguronte vetëm triumfe, në një takim që pati dominimin e padiskutuar të skuadrës së Jurgen Klopp.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 19-të, kur pas një asisti nga Diogo Jota, Keita i dhuroi avantazhin dhe njëkohësisht fitoren ekipit të tij. Nga Newcastle tentuan në disa raste të gjenin barazimin, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Pas takimit të raundit të 35-të të Premier League Liverpool i rimerr kreun Manchester City, por me 2 pikë diferencë dhe me “Citizens” që kanë një ndeshje më pak se “The Reds”. Teksa Newcastle renditet në vend të nëntë me 43 pikë./supersport

Top Channel