Raiola vdiq (vërtetë)/ Këtë herë e konfirmon familja e agjentit të futbollistëve

30/04/2022 16:33

Ndahet nga jeta Mino Raiola. Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, që ndër vite ka kuruar interesat e futbollistëve më të njohur, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familjarët, teksa shkak i vdekjes duket se është bërë një kancer në mushkëri, për të cilin vetë Raiola pati rrëfyer se kurohet prej disa muajsh.

Mino Raiola është italo-holandez dhe është bërë mjaft i njohur duke përfaqësuar futbollistë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Gigio Donnarumma e së fundi Erling Haaland, për transferimin e të cilit ishte duke negociuar me disa klube.

Kujtojmë që dy ditë më parë, mediat botërore raportuan për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës, pror pas pak minutash gjithçka u përgënjeshtrua nga spitali ku ai ishte i shtruar, me mjekët që thanë se është në gjendje të rëndë dhe vijon të luftojë për jetën./supersport

Top Channel