Juxhino Aliraj ose Todi (mund të ketë ndërruar mbiemër), i cili është djali i kryeplakut të Kaninës u përfshi në konflikt me Lisian Myrtajn, punonjës policie ne Repartin e Delta Forcë Vlorë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, dhe nuk dihet ende nëse kishte vetëm polici armë zjarri apo kishte edhe Juxhino. Mbetet e paqartë se kush ka qëlluar njeri apo të dy. Gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet nga Agjencia për Mbikqyrjen Policore.
Dyshohet se konflikti ka nisur para disa ditësh për motive të dobëta që lidhen me një vajzë.
Juxhino Todi, është larguar dhe nuk është gjetur ende nga policia, është ushtruar kontroll në banesë dhe nuk është gjetur.
Top Channel