Iranianët mbajnë marshimin e përvitshëm pro-Palestinë në ‘Ditën e Jeruzalemit’ (fotot)

29/04/2022 20:08

Mijëra iranianë morën pjesë sot në marshimet e përvitshme në mbështetje të palestinezëve, teksa përleshjet në Jeruzalem lanë përsëri dhjetra të plagosur.

Ceremonitë përkujtimore të Ditës së Jeruzalemit mbahen të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në Iran.

Ato janë nisur prej vitit 1979 nga lideri Aiatollah Komeini dhe karakterizohen nga thirrje anti-amerikane e anti-izraelite.

Marshuesit sot mbanin pankarta ku thuhej “Jeruzalemi është i yni” dhe “Dita e Jeruzalemit është dita e Islamit”.
Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe mbështet kauzën e Palestinës, që ka qenë thelbi i politikës  së tij të jashtme që prej revolucionit islamik në 1979.

Marshimet e të premtes u mbajtën në Teheran dhe qytete të tjera  të madha si Mashad, Isfahan e Tabriz, sipas agjencisë vendore IRIB,

Demonstratat zhvillohen gjithashtu në një kohë dhune vrastare në Bregun Perëndimor, në Jeruzalem dhe në Izrael.

Në përplasjet e sotme në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem 42 palestinezë u plagosën nga ushtria izraelite, tha gjysmëhëna e kuqe palestineze.
Gjatë dy javëve të fundit të përleshjeve me ushtrinë më shumë se 300 palestinezë janë plagosur dhe të paktën 10 kanë humbur jetën në Jeruzalem e Bregun Perëndimor.

FOTO GALERI
3/4
Gjatë dy javëve të fundit të përleshjeve me ushtrinë më shumë se 300 palestinezë janë plagosur dhe të paktën 10 kanë humbur jetën në Jeruzalem e Bregun Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA