Fiks Fare/ “E vranë dhe masakruan 26-vjeç”, e veja e dëshmorit tregon sorollatjet në zyrat e shtetit

29/04/2022 20:40

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të vesë së një dëshmori, të vrarë në krye të detyrës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Prenda Sokoli, e cila është e veja e dëshmorit Lazër Sokoli, i vrarë në krye të detyrës në vitin 1993 në Shkodër.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të vesë së një dëshmori, të vrarë në krye të detyrës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Prenda Sokoli, e cila është e veja e dëshmorit Lazër Sokoli, i vrarë në krye të detyrës në vitin 1993 në Shkodër.

Lazëri ka qenë punonjës policie dhe do të merrte detyrën në Postën te Ura e Mesit në Shkodër. Rrugës për të shkuar në punë, me uniformë policie, rreth orës 23.00 i kanë dalë para disa persona dhe e kanë vrarë dhe masakruar, duke e hedhur në kanal. Lazëri ka qenë vetëm 26 vjeç, ndërsa kishte vetëm 9 muaj që ishte martuar. Denoncuesja, Prenda Sokoli, ka qenë shtatzënë me djalin që tani është 29 vjeç dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.

Prenda thotë se autorët u kapën në vitin 1993, u mbajtën në burg deri në trazirat e vitit ’97 ku dhe u lanë të lirë. Aktualisht thotë nuk janë të arrestuar, bredhin të lirë. Pas ngjarjes, Prenda ka punuar si sanitare dhe në lavanderinë e Policisë së Shkodrës.

Ajo thotë se i është drejtuar Fiks Fare për një problem me pensionin që duhet ta marrte në bazë të ligjit. Pohon se ka plotësuar letrat në vitin 2016, kur ka qenë ligji se kryefamiljarët e dëshmorëve dilnin në pension të parakohshëm në moshën 50 vjeçare. Ka plotësuar letrat, ka vijuar pensioni deri në fund të vitit 2019 dhe më pas i është ndërprerë me arsyetimin se është bërë një gabim.

Prenda thotë se ka bërë të gjitha letrat dhe ia kanë miratuar dhe nuk e kupton përse ia ndërprenë. Më pas shton se ka shkuar disa herë te Sigurimet dhe i kanë thënë se “ta kemi dhënë gabim”. “Tani unë dola në pension në moshën 55 vjeçare, pasi i mbusha, po më mbajnë 100 mijë lekë çdo muaj për ato që më kanë dhënë në 2016-2019” thotë Prenda, teksa shton se nëse është bërë gabimi, është bërë brenda zyrave të Sigurimeve Shoqërore.

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me Prendën, shkojnë te Sigurimet Shoqërore të Shkodrës, duke pyetur për problemin e të vesë së dëshmorit. Sigurimet pohojnë se gazetarët duhet të bëjmë një kërkesë zyrtare.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shkodrës kthen një përgjigje me shkrim, ku shkruan se “Prenda Sokoli ka hyrë në pension familjar më datë 01.10.2016 dhe e ka përfituar atë deri më 30.11.2019”. “Përfitimi i është bllokuar, pasi nga kontrolli i ëprfitimit të pensionit familjes, ësht ëkonstatuar se përfitimi është caktuar në kundërshtim me paragrafin e tretë të ligjit për sigurimet shoqërore, pasi pension familjar përfiton e veja kur ka mbushur moshën 55 vjeç. Zonja Sokoli, moshën 55 vjeç e ka mbushur në datën 10.11.2020” thuhet në përgjigje.

Pra, Sigurimet Shoqërore e pranojnë se gabimi është bërë në zyrat e tyre dhe jo nga qytetarja. Më pas shkruajnë se ligji i mëparshëm përcaktonte se e veja dilte në pension në moshën 50 vjeçare, por ky ligj është ndryshuar në vitin 2014. Ndërkohë, zonja Sokoli i ka plotësuar dokumentet dhe Sigurimet Shoqërore në vitin 2016. Madje, punonjësit shtetërore ia aprovuan.

Dhe tani, për këtë gabim të tyre i thonë se duhet të ndjekë rrugët ligjore, pasi aktualisht i mbajnë 20 % të pensionit. “Unë skam lekë të bredh gjyqeve, boll halle kam. Mua më takonte dhe ma dhanë” përfundon e veja e dëshmorit.

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA