Departamenti i Mbrojtjes ka njoftuar se SHBA-ja ka filluar trajnimin shtesë për forcat e armatosura ukrainase në Gjermani.
Kjo stërvitje bazohet në trajnimin mbi sistemet e radarëve dhe automjeteve të blinduara, të cilat janë pjesë e paketës së ndihmës për sigurinë e cila do jepet nga SHBA-ja.
“Këto përpjekje bazohen në stërvitjen fillestare të artilerisë që forcat e Ukrainës tashmë kanë marrë diku tjetër, gjithashtu përfshijnë trajnimin mbi sistemet e radarëve dhe automjetet e blinduara që janë njoftuar së fundmi si pjesë e paketave të ndihmës për sigurinë”, tha në një lajm sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.
Kirby tha se Gjermania është një vendet që përdoret nga SHBA për të trajnuar ukrainasit jashtë territorit të tyre.
Ai tha gjithashtu se pjesa më e madhe e trajnimit do të kryhet nga Garda Kombëtare e Floridës, e cila kishte trajnuar ukrainasit përpara se të pozicionoheshin jashtë Ukrainës, përpara nisjes së sulmeve ruse.
Top Channel