Superjahti i sekuestruar i oligarkut rus shitet në ankand për një fraksion të vlerës $90 mln, të tjerë mund të kenë të njëjtin fat (fotot)

28/04/2022 15:34

Një prej superjahteve të sekuestruar së fundmi të oligarkëve ruse mund të bëhet i juaji vetëm për një fraksion të çmimit, nëse keni disa dhjetra miliona dollarë që ju rëndojnë në xhepa.

Tango, jahti 80-metra i gjatë i sekuestruar nga milioneri rus Viktor Vekselberg, pritet të dalë së shpejti në ankand pasi kushton shumë për t’u mbajtur në aktivitetet, shkruan britanikja The Sun.

Barka luksoze e llogaritur në vlerë rreth 90 milionë dollarë, u sekuestrua nga autoritetet amerikane të drejtësisë në fillim të muajit në Palma de Mallorca të Sanjës.

Megjithse ishte sanksionuar nga SHBA prej vitit 2018, Vekselberg, kishte përdorur pagesa në dollarë me anë të bankave amerikane për të mirëmbajtur  mjetin.

Paratë mbulonin kostot e ankorimit dhe të qëndrimit në rezortet luksoze në ishujt Maldives.

Milionerët rusë kanë përdorur barkat e tyre te luksit për t’u larguar në vende të sigurta pas fushatës së sanksioneve ndaj Kremlinit.

Sekuestrimi i Tango ishte pjesë e operacionit të SHBA kudnër aseteve të individëve rusë që kanë ndihmuar për luftën e Moskës në Ukrainë.

Por mbajtja e mjeteve të tilla gjigande të gatshme për lundrim është shumë e kushtueshme, sidomos para se Vekselberg të akuzohet me mashtrim bankar dhe shkelje të sanksioneve.

Dhe në fakt nëse jahti nuk shitet në një periudhë relativisht të shpejtë mund të përfundojë në impjantet e skrapit, vetëm për të evituar kostot.

Anija gjigante ka dhoma për 14 të ftuar dhe 22 anëtarë ekuipazhi, të cilët kujdesen për çdo aspekt të jahtit

Ajo ka katër motorë nafte me 1,730 kuaj fuqi dhe mund të arrijë shpejtësi prej 22 nyje detare.

Megjithatë Tango nuk është mes jahteve më ekstravagantë të sekuestruar, siç ishte ai i oligarkut rus me bazë në Angli, Alisher Usmanov që llogaritet në vlerë rreth 600 milionë dollarë.

“Nëse mirëmbajtja dhe vendparkimi bëhen shumë të shtrenjta, qeveria mund të vendosë ta shesë për ta kthyer në para të thata,” tha Stefan Cassella, ish-prokuror federal për rrjetin The Daily Beast.

“Një Bugatti mund të mbahet në një garazh deri në mbylljen e cështjes, por kjo nuk mund të bëhet me një jaht sa një fushë futbolli”, justifikohej ai.

FOTO GALERI
2/4
Vekselberg, kishte përdorur pagesa në dollarë me anë të bankave amerikane për të mirëmbajtur mjetin.

Top Channel