Kritika ndaj Egjiptit për burgosjen e këngëtarëve në videon e kërcimit oriental të belit (fotot)

28/04/2022 18:58

Grupe të të drejtave të njeriut kritikonin sot vendimin e një gjykate egjiptiane për burgosjen e dy këngëtarëve të njohur vendas që shiheshin në një video me një kërcimtare braziliane të stilit oriental.

Në pamje ata duket sikur këndojnë dhe buzëqeshin me kërcimtaren, e cila përformon lëvizjet e saj në një fustan të gjatë e një xhaketë.

Video është nga më të ndjekurat në YouTube që prej postimit në vitin 2020.

Por gjykata në Aleksandri tha se dy këngëtarët kishin shkelur vlerat tradicionale dhe familjare, edhe pse kritikët thanë se fushata ngjan me një ‘shtypje ndaj shprehjes artistike’.

Ata u akuzuan gjithashtu se kishin përfituar financiarisht nga video me kërcimtaren Lordiana, e njohur tashmë në Egjipt për lëvizjet e saj.

Këngëtarët – Hamo Beeka e Omar Kamal – u dënuan me një vit burg dhe u gjobitën 10,000 paundë egjiptianë. Nëse paguajnë dyfishin e gjobës së tyre atëherë dënimi me burg pezullohet, sipas autoriteteve.

Kritiket thone se zhvillimi vjen si pjesë e një fushatë të gjerë kundër muzikës së re “moderne” ritmike të njohur në vend si ‘mahraganat’, ose ‘muzikë festivali’.

Që prej ardhjes në pushtet të presidenti Abdul Fattah al-Sisi autoritetet vendase kanë shtuar mbikqyrjen ndaj asaj që konsiderohet në vend si shkelje të moralit.

Në rastin e findit me Kamal autoritetet përmendën se në këngë përdoreshin fjalë si “alkool” e “hashish”.

Por aktivistët thanë se kufizimi i lirisë së shprehjes në favor të moralit publik, duhet të jetë në proporcionin e duhur.

FOTO GALERI
2/5
Në pamje ata duket sikur këndojnë dhe buzëqeshin me kërcimtaren, e cila përformon lëvizjet e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA