Nuk ka shkuar aspak siç e kishin menduar bardheblutë këtë finale përball Erzenit në volejboll për meshkuj.
Në përballjen e tretë mes tyre, pas dy fitoreve të kryeqytetasve, shijakasit i prishën të gjithë festën Tiranës në pallatin e sporteve të lojrave me dorë, “Feti Borova” duke e mundur me shifrat 3-1.
Edhe pse seti i parë filloi me vrrull për vendasit Erzeni rikuperoi dhe arriti ta fitojë atë me shifrat 25-2, si për të dhënë shenjat e një ndeshjeje aspak të lehtë për Tiranën. Skuadra e Arben Sakos mundohet të reagojë dhe e bgën këtë gjë në setin e dytë të cilin me përqendrim dhe me më tepër vendosmëri rikthehen tek suksesi 25-20, duke barazuar përkohësisht ndeshjen. Por Erzeni është përsëri në lojë. Rrëmben setin e tretë 25-23 dhe të katërtin në pikët shtesë 29-27.
Një humbje dramatike e Tiranës në fushën e saj dhe përballë tifozerisë së saj që dot ë përpiqen ta rikuperojnë në ndeshjen e katërt të këtyre finaleve që do të luhet më 30 prill në Shijak. Një takim mjaft interes për të kuptuar nëse Tirana do të ketë mundësinë të mbyll atje çështjen e titullit kampion apo do t’i duet finalja e pestë për të ndarë mes bardhebluve dhe Erzenit çështjen e titullit të këtij sezoni në volejboll për meshkuj.
Top Channel