Burgoset prostituta ‘vrasëse seriale’ që drogoi për vdekje 4 klientë (fotot)

28/04/2022 16:06

Një ‘punonjëse seksi’ në SHBA është burgosur për 30 vjet pas një serie incidentesh me droga ku mbetën të vdekur katër njerëz.

Angelina Barini, nga New York, pranoi shpërndarjen e drogave të përziera me fentanil dhe me “drogën e përdhunimit” GBL në korrik e gusht 2019.

Prokurorët thanë se 43 vjeçarja Barini, u kishte dhënë drogat klintëve të saj si pjesë e skemës për t’i debilituar dhe më pas grabitur, u tha në gjykatë.

Ajo ka pranuar dy raste të shpërndarjes së narkotikëve që shkaktuan vdekjen e një personi, si dhe shpërndarjen e drogave fentanil, metamfetamine e kokainë, si dhe një rast të shpërndarjes në bashkëpunim të kimikatit gama-butirolakton.

Një prej viktimave i ishte dhënë droga e përzier me fentanil në një motel në Astoria më 4 korrik teksa burri ishte gjetur i vdekur po atë ditë.

Dy burra të tjerë kishin vdekur nga mbidoza e drogave në Woodside e College Point.

Prokurorët thanë se Barini kishte droguar fatalisht kreun e restorantit italian  Cipriani Dolpi Andrea Zamperoni me mjekimin GBL në 18 gusht 2019.

Para se të drogohej, ajo dhe ish-i dashuri e kishin joshur atë në një dhomë të errët, ku më pas ishte gjetur pa ndjenja derisa në vdiq në dysheme, shkruan rrjeti New York Daily News.

Më herët Barini kishte kërkuar në internet për lajme të zhdukjes së tij.

Trupi i shefit të kuzhinës ishte mbështjellë me çarçafë i hedhur në koshat e mbeturinave, sipas policisë.

Barini ishte marrë në pyetje për çështjen në 21 gusht, disa ditë pas vrasjes së kuzhinierit, kur dhe u arrestua.

Motra e të akuzuarës, Sally tha në gjykatë në mbrojtje të saj: “Ata nuk ishin shenjtorë, vetë shkonin me të. Donin të bënin qejf, të drogoheshin e të bënin seks me të, nuk i vendosi njeri pistoletën në kokë për ta bërë”.

Ajo pranonte se Barini ishte e varur nga drogat dhe se kishte kaluar një fëmijëri të vështirë.

Por gjykatësi Brian Cogan i tha: “Nuk ka asnjë nivel disavantazhi në fëmijëri që të zbusë atë që ke bërë. E varur apo jo nga droga, diçka të ka shtyrë ta bëje”.

FOTO GALERI
3/4
Barini ishte marrë në pyetje për çështjen në 21 gusht, disa ditë pas vrasjes së kuzhinierit, kur dhe u arrestua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA