Kim Kardashian është akuzuar shumë herë për përdorimin e fotoshopit në fotot që poston në rrjetet sociale, por së fundmi ajo ka reaguar në “Instastory”.

Së fundmi në një foto të postuar nga Kim shihet se si kërthiza nuk duket në njërën nga fotot. Kjo solli shumë reagime nga ndjekësit e saj të cilët shpërthyen me një mori komentesh.

Me disa shkrime sqaruese në “Instragram” ajo shpjegoi edhe situatat në të cilat është akuzuar për fotoshop, duke treguar edhe mediat përkatëse që kanë folur për një gjë të tillë.

“Nuk e kuptova se sa shumë do ta shijonit postimin tim në fotoshop nëse mendonit se ishte mirë. Unë kam shumë më tepër kjo është kënaqësi”, shkruan Kim Kardashian në storyn e parë.

Ndërsa për një lajm i cili ka qarkulluar para disa kohësh në rrjete sociale, ku Kim përdorte fotoshop edhe në fotot e të dashurit të saj, u hodhën poshtë nga ajo e cila shkruan se thjesht ai ka qenë duke qeshur.

Për ta vërtetuar këtë ajo postoi edhe një video ku shihej se nuk kishte bërë asnjë modifikim tek Pete Davidson.

Ajo vijoi me postime të tjera tek të cilat sërish është akuzuar për fotoshop, njëkohësisht nuk mungonin as sqarimet përkatëse.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA