Katër punonjës të Disney, një ish-gjykatës mes dhjetra pedofilëve të arrestuar në operacionin në Florida (fotot)

27/04/2022 16:51

Policia amerikane në Polk County, Florida, tha dje se dhjetra njerëz janë arrestuar si pjesë e një operacioni infiltrimi kundër predatorëve seksualë ndaj fëmijëve, trafikantëve njerëzorë e prostituta, disa prej të cilëve zyrtarë të rrjetit kinematografik Disney si dhe një ish-gjykatës amerikan.

Operacioni disa-ditor kishte nisur në mars 8 dhe rezultoi në 108 arrestime, sipas njoftimit për shtyp  të zyrës së sherifit.

“Arrestimi i një trafikanti njerëzor dhe katër predatorëve ndaj fëmijëve bënin që operacioni t’ia vlente barra qeranë. Aty ku ka prostitucion ka shfrytëzim, sëmundje, keqfunksionim, familje të shkatërruara”, tha sherifi Grady Judd.

Gjatë operacionit të tyre detektivët zbuluan njoftime prostitucioni online duke identifikuar përdoruesit e tyre dhe komunikimet seksuale apo manipulilative me fëmijë.

“Xavier Jackson, 27 vjeç, punonte për Walt Disney dhe i kishte dërguar foto e mesazhe të papërshtatshme një detektiveje që pretendonte se ishte një vajzë 14 vjeçare”, tha Judd duke shtuar se ndaj tij ishin ngritur tre akuza abuzimi me të mitur dhe komunikime të paligjshme, sipas rrjetit CBS News.

Detektivët kishin komunikuar online me të dyshuarit para se të takoheshin dhe pas marrjes së provave ata ishin arrestuar.

Judd tha se 66 vjeçari Daniel Peters, kishte qenë gjykatës në Cook County dhe u arrestua për nxitje prostitucioni.

FOTO GALERI
2/3
Operacioni disa-ditor kishte nisur në mars 8 dhe rezultoi në 108 arrestime, sipas njoftimit për shtyp të zyrës së sherifit.

Top Channel