Gazsjellësi ‘Balkan Stream’ në Bullgari, në dyshim pas krizës së luftës (fotot)

27/04/2022 20:09

Imazhe arkive të vitit 2019 tregojnë ndërtimin e degëzimit zgjerues të gazsjellësit ‘Turk Stream’ në daljen e tij ballkanike dhe më pas vendeve të caktuara evropiane.

Linja tranzite e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit bullgar Borisov, i lejon gjigantit rus Gazprom të shmangë kalimin ne Ukrianë për të sjellë gazin në Serbi, Hungari e vende të tjera përmes Bullgarisë.

Por projekti po vihet në dyshim kohët e fundit pas përkeqësimit të lidhjeve të Evropës me Rusinë prej luftës në Ukrainë.

Më herët kreu i grupit shtetëror bullgar të energjisë, Dusan Bajatovis tha se Bullgaria ka pak shanse të ndalojë kalimin e gazsjellësit mes vendit.

Kjo pasi karburanti tregohet në bursat e aksioneve dhe Rusia mund të kompensojë kalimin e gazit mes Bullgarisë.

“Kemi frikë për ndërprerjen e furnizimit me gaz por Bullgaria nuk do të ndalojë transportin pasi gazi tregtohet në bursat ndërkombëtare dhe ka kompansime të mundshme”, tha Bajatovic told TV Happy.

Por të tjerë ekspertë vendas thonë se Bullgaria ka të drejtë të ndalojë tranzitin e gazit rus nëse ata nuk paguajnë në dollarë amerikanë sipas marrëveshjes.

Tashmë Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz të Bullgarisë pasi kërkoi që Sofia të paguajë në rubla pjesën e saj, sipas politikës për vendet ‘jo-miqësore’ prej luftës në Ukrainë.

Polonia konfirmoi sot se furnizimet e saj me gaz kanë ndaluar, ndërsa Bullgaria tha se ende nuk është e qartë i është mbyllur rubineti i gazit.

FOTO GALERI
4/7
Tashmë Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz të Bullgarisë pasi kërkoi që Sofia të paguajë në rubla pjesën e saj, sipas politikës për vendet ‘jo-miqësore’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA