Ekzekutimi i parë i një gruaje me origjinë latine në Texas pezullohet pas lutjeve (fotot)

27/04/2022 17:38

Sot Melissa Lucio duhet të ishte ekzekutuar, por dy ditë para kjo të ndodhte, 53-vjecares nënë e 14 fëmijëve iu dha një shans i dytë.

Prej 14 vjetësh Lucio ka qenë e dënuar me vdekje për vdekjen në vitin 2007 të vajzës së saj dy-vjeçare Mariah.

Por ajo kishte mbrojtur pafajësinë e saj duke thënë se e vogla kishte vdekur nga një rënie aksidentale dhe jo nga “rrahjet e torturat”, siç pretendonin prokurorët në Texas.

Kauza e saj ishte mbrojtur si nga fëmijët e saj ashtu dhe disa emra të njohur të botës së spektaklit.

Para se ekzekutimi i saj të shtyhej prej daljes së provave të reja, rrjeti BBC foli me familjen dhe mbështetësit e saj

Në vitin 2007, Melissa bënte nje jetë te vështirë me bashkëshortin Robert Antonio Alvarez dhe 12 fëmijët, teksa ishte shtatzënë me binjakë.

Familja jetonte në varfëri ekstreme, thotë avokatja e saj Sandra Babcock për rrjetin BBC.

“Energjia elektrike u ishte ndërprerë, ata ishin zhvendosur mbi 20 herë në një periudhë pesë-vjeçare dhe mundësinë për ujë e kishin vetëm nga fqinjët apo kisha.

Gjatë një prej këtyre zhvendosjeve, më 15 shkurt 2007 – vajza dy-vjeçare e Melissas u plagos

Sipas deklarata vetë Melissa në polici, vajza ishte lënë pa mbikqyrjen e të rriturve pasi prindërit ishin të zënë me punë. Asokohe familja jetonte në një apartament të vogël me dy dhoma gjumi në kati e dytë.

Melissa tha në polici se kishte gjetur të bijën Mariah duke qarë në shkallë, me pak gjak në dhëmbët e poshtme. Ajo nuk kishte parë plagë të tjera kështu që vazhdoi me ditën e saj.

Dy ditë më vonë babai thirri policinë pasi Mariah nuk merrte më frymë.

Atë e kishte zënë gjumi në krevatin e prindërve por nuk u zgjua më kurrë.

Melissa ishte marrë në pyetje nga policia për vdekjen e të bijës për pesë orë, po iu dhënë ushqim apo pije.

Mbrojtësit e saj thanë se deklaratat e pranimit të fajit ishin marrë nën presion dhe se kishte një ‘urgjencë’ për të dënuar Melissa.

Ajo ishte një grua e varfër nga minoriteti latin që jetonte në jug të Texas, me një avokat të caktuar nga gjykata që prej gabimeve shkaktoi një gjyq të padrejtë, i cili e dënoi me vdekje te akuzuaren.

Duke dhënë sot vendimin e pezullimit të ekzekutimit gjykata e apelit në Texas tha se Melissa meritonte një analizë të gabimeve në gjyqin fillestar, si dhe të informacioneve të reja që kanë dalë gjatë viteve që ajo ka qenë në burg.

Disa aktivistë në SHBA kanë mbrojtur rastin e Melissa si komediani John Oliver, dhe më së fundmi Kim Kardashian që i dërgoi një letër guvernatorit të Texas, të nënshkruar nga nëntë fëmijët në jetë të saj, për t’i kursyer jetën.

Disa media vendase janë ende të bindura për fajin e gruas, e cila ka pasur histori abuzimi me drogat dhe disa nga femijët i janë vendosur në shtëpi kujdesi.

Por vëmendja erdhi prej gabimeve të gjyqit dhe ndalimit të asaj që do të kishte qenë ekzekutimi i parë i një gruaje me origjinë hispanike në Texas në kohët moderne.

FOTO GALERI
3/5
Djali i madh John 32 vjec, duke folur ne mbrojtje te nenes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA