Paradë e frikshme ushtarake e Kim Jong Un që zotohet të zgjerojë arsenalin bërthamor me gjithë krizën e urisë (fotot)

26/04/2022 16:06

Korea e Veriut do të zgjerojë me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor, tha sot lideri komunist Kim Jong Un teksa ndiqte paradën gjigante ushtarake ku vendi varfëruar prezantonte raketa të fuqishme ndër-kontinentale, që sipas liderit mund të sjellin garanci të mundshme edhe ushqimin apo mbijetesën e popullatës.

Megjithë sanksionet e gjithanshme perëndimore, Korea e Veriut ka mbështetur shtytjen e modernizimit ushtarak të Kim duke lëshuar disa armë të ndaluara e duke refuzuar bisedimet e ofruara nga SHBA për uljen e përshkallëzimit.

I veshur me uniformë ushtarake me dekorime të florinjta, Kim me bashkëshorten Ri Sol-ju shikonin parakalimin e tankeve dhe raketalëshueseve mbrëmjen e djeshme në sheshin kryesor të Penian, raportonin mediat shtetërore.

“Kim është zotuar të shtojë kapacitetet bërthamore të vendit me shpejtësinë më të madhe”, thuhej mes të tjerash në komentet e agjencisë shtetërore  Korean Central.

Ai ka thënë më herët se Korea do të përgatisë planin e saj të mbrojtjes bërthamore duke paralajmëruar se cilido shtet që kërkon konfrontim ushtarak me të do të pushojë së ekzistuari, shkruante agjencia Yonhap .

“Misioni kryesor i forcës sonë berthamore është shmangia e luftës, por armët tona bërthamore nuk janë të kufizuara vetëm me një mision”, tha agjencia KCNA.

Korea e veriut kishte ndaluar testimet e raketave balistike dhe të armëve bërthamore që kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u takua me Kim në një seri tentativash diplomatike që duket se dështuan prej vitit 2019.

Prej atëhere Peniani ka rinisur testimet e raketave luftarake dhe imazhet satelitore tregojnë aktivitetet në impjantin bërthamore që duhet të ishte çmontuar në vitin 2018 para takimit të parë Trump-Kim.

Pamjet e paradës tregonin raketa të mëdha të lyera në bardhë e zi që kalonin frikshëm në sheshin Kim Il Sung në Penian, që duartrokiteshin nga spektatorë të veshur me ngjyra tradicionale dhe mbanin lule në duar.

Agjencia KCNA tha se parada shfaqte armët më të sofistikuara të Veriut, duke përfshirë raketat Hwasong-17 ICBM, për të cilat pretendon se u testuan me sukses më 24 mars.

Paradat ushtarake të Koresë së Veriut shënojnë ditë të rëndësishme pushimi, shpeshherë të shoqëruara nga kuadrate të sinkronizuara trupash, autoblindash e tankesh. Daily Mail///

FOTO GALERI
14/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA