Njerëz ishin mbledhur sot në Halland prane kryeqytetit për të ndjekur ritualin e sivjetshëm të “Kosläpp” i njohur ndryshe si “lëshimi i lopëve”.
Ceremonia e promovuar nga industria suedeze e bulmetrave zhvillohet një herë në vit kur lopët e emocionuara dalin për herë të parë nga ferma pas dimrit të gjatë.
Duke e ditur që i presin kullotat e çelura pranverore, lopët e qumështit kërcejnë gëzueshëm gjatë rrugës së tyre, nga ku merr emrin dhe rituali.
Megjithë erën e ftohtë dhe temperaturat ende të ftohta, pranvera ka ardhur në Suedi dhe kafshët e fermave mund ta dalin nga stallat e ftohta ku kaluan dimrin.
Dhjetra prej tyre kërcenin gëzueshëm sot në fermat e periferisë së kryeqytetit Stockholm.
“Unë jetoj në qytet por është shumë bukur këtu në fermat natyrore,” thotë Linda Lundberg, pjesëmarrëse në një prej eventeve me miqtë e saj.
Ceremoni të tilla zhvillohen zakonisht në javën e parë të majit kur temperaturat nisin të ngrohen në gadishullin Skandinav.
Top Channel