Tre gra u ngujuan sot në një dyqan në Vlorë duke kërcënuar se do tw vetëflijohen duke shpërthyer një bombol gazi.

Ato kërkojnë të marrin apartament në një pallat që u ndërtua në pronën e tyre. Bashkëshorti i njërës prej tyre sqaron se edhe ai më herët ka tentuar ta zgjidhë në të njëtë mënyrë problemin sepse enden nëpër gjykata që prej vitit 2013.

“Kemi 82.8 m2 të dhënë nga këshilli popullor i lagjes :” 10 korriku” kam ardhur ne vitin 72 ne lagje. Shtëpinë e vjetër e futëm në proces legalizimi sepse kishim bërë disa shtesa. 

Sot, kjo sipërfaqe ku është ndërtuar karburanti dhe një pjesë e pallateve është paguar nga unë në zyrën e Aluizmit. Ne e kemi konfliktin me atë që pretendon se është pronari i këtij trualli. Me atë bëmë një marrëveshje në perfitimin minimal të asaj që na takon. 

Do përfitonim 200 m apartment dhe 100 m njësi shërbimi. Deri tani kemi jetuar ku të mundim. Kemi 10 vite që kemi të njëjtin hall.”

Mjaftime Musai, Feride Dine dhe Fatbardha Isufi nuk pranuan të dalin edhe pasi ndë derën e tyre trokiti policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA