Përshkallëzohet konflikti Ukrainë-Rusi, Kievi godet me dronë portin më të rëndësishëm rus 09/09 22:43
Presidenti i Kilit Gabriel Boriç, është sulmuar me gurë ditën e sotme nga turma, gjatë një vizite jashtë kryeqytetit.
Guri që u hodh nga turma, goditi në gjoks shefin e kabinetit të presidentit Boriç, i cili fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të rënda.
Boriç, i cili mori detyrën në mars, ishte në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos. Para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.
“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriç në një konferencë shtypi pas incidentit.
Top Channel