Pentagoni pret që më shumë se 20 vende të marrin pjesë, javën e ardhshme, në bisedimet për mbrojtje, të cilat do të fokusohen në Ukrainë.

Vendi mikprites i bisedimeve do të jetë Gjermania dhe ato do të fokusohen pjesërisht në nevojat afatgjata të mbrojtjes së Kievit, tha Pentagoni të premten, më 22 prill.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, dukej se uli pritshmëritë nga shpallja e ndihmës afatgjatë në bisedimet e shpallura për të martën, më 26 prill, duke thënë:

“Ne nuk po hyjmë në këtë paraprakisht me një seri përfundimesh të përgatitura këtu”, raporton Reuters.

Kirby shtoi se rreth 40 vende janë ftuar në bisedimet, të cilat nuk organizohen nën kujdesin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ndërkaq që përfshijnë edhe vende joanëtare të NATO-s./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA