Fundoset barka me 26 turistë në Japoni pa asnjë shenjë të mbijetuarish – autoritetet (fotot)

23/04/2022 16:01

Gjashtë barka patrullimi dhe katër avionë kërkonin sot për të mbijetuar në zonën ku një barkë turistike dha sinjalin e alarmit para se të zhdukej nga radaret, e supozuar e fundosur.

Roja bregdetare tha se barka e lundrimeve turistike është fundosur pa asnjë shenjë pasagjerësh të mbijetuar.

Sinjali i alarmit u dha prej saj rreth ores lokale 01.00 (ora shqitpare 06.00) por pas më se tetë orë kërkimesh asnjë i mbijetuar nuk është gjetur nga mjetet e kërkimit.

Zyrtarë të anijes 19-tonëshe Kazu1 thanë se maja e anijes ishte përmbytur dhe mjeti ishte anuar me 30%, dhe ky ishte kontakti i fundit me të.

Mjeti mbante 24 pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi.

Ajo po lundronte përgjatë shkëmbinjve panoramikë Kashuni në majën e gadishullit Shiretoko në veri të ishullit Hokkaido.

Gadishulli strehon shumë specie të rralla kafshësh e bimësh dhe është shpallur trashëgimi botërore në vitin 2005.

Valët e larta plus era e fortë në kohën e aksidentit kishin detyruar të ktheheshin dhe mjete të tjera detare.

Kërkimet mbi aksidentin e rëndë vijojnë.

FOTO GALERI
2/4
Ky ishte kontakti i fundit me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA